Vendosni fjalën kyçe....

Një zarf me helm i dërgohet Trump-it në Shtëpinë e Bardhë


Një pako që përmban ricin, një lloj helmi i rrezikshëm, u gjet në pakot drejtuar presidentit amerikan Donald Trump.

Letra u zbulua në një strukturë ku shqyrtohen pakot që dërgohen në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi u zbulua të dielë n, por policia e kishte gjetur që në fillim të javës. Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Sekret po hetojnë se nga erdhi pakoja dhe nëse të tjera pako si kjo janë dërguar përmes sistemit postar të SHBA-së.

Një zyrtar i tha New York Times-it se hetuesit besojnë se pakoja ishte dërguar nga Kanadaja.
Policia Kanadeze tha të shtunën se po punonte me FBI-në për të hetuar “letrën e dyshimtë dërguar Shtëpisë së Bardhë”.

Ricini është një substancë vdekjeprurëse që, nëse gëlltitet, thithet ose injektohet, mund të shkaktojë të përziera, të vjella, hemoragji të brendshme dhe përfundimisht dështim të organeve.

Asnjë antidot i njohur nuk ekziston për ricinin. Nëse një person është i ekspozuar ndaj ricinit, vdekja mund të ndodhë brenda 36 deri në 72 orë, në varësi të dozës së marrë.

Shtëpia e Bardhë dhe ndërtesat e tjera federale kanë qenë shënjestra të pakove me ricin në të kaluarën.

Në vitin 2014, një burrë nga Misisipi u dënua me 25 vjet burg pasi i kishte dërguar letra të pluhurosura me ricin, ish-presidentit Barack Obama dhe zyrtarëve të tjerë.

Katër vjet më vonë, në 2018-ën, një ish-veteran i Marinës u akuzua për dërgimin e letrave toksike në Pentagon dhe në Shtëpinë e Bardhë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *