Ambientalisti Sazan Guri ka bërë zbulimin e radhës.
Këtë herë Sazani ka zbuluar se Bajram Curri për të marrë pjesën në luftën e Ulqinit ka shpuar buzën që të mbante pushkën.
Sipas Gurit, në atë kohë që të merrje pjesë në luftë duhet të mbaje me mustaqe pushkën.
Guri shkon më tej dhe thotë se Bajram Curri në mungesë të mustaqeve shpoi buzën që të mbante pushkën dhe të merrte pjesë në luftë.
“Në luftën e Ulqinit apo Plavë e Gucisë, Lidhja e Prizrenit, patriotët kishin një regull që mustaqet duhet të mbanin krerin e dyfekut. Mirëpo Bajram Curri ishte 16 vjeç në atë kohe dhe ai e mori gjalmin e pushkës dhe e shpoi buzën dhe mori pjesë në luftën që në moshën 16 vjeçare”-thotë Sazan Guri.