Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Opozita nuk ka pse të shkojë me draft në Këshillin Politik, duam t’i drejtohemi ODHIR vetëm në një prej pikave


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” foli për ndasitë që kanë palët lidhur me hapjen e listave për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Bylykbashi tha se Partia Demokratike nuk ka pse të shkojë me një draft në Këshill  pasi është ligji në fuqi drafti.

Drafti ynë është ligji që është në fuqi. Ka dy nene specifike që është me konsensus dhe që e arritëm në këshillin politik. Ne mbështesim ligjin në fuqi. Ka rënë teza tjetër e Edi Ramës. A mund t’i ndryshohen rregullat kundërshtarit se ti ke letrat në dorë vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve. Ne jemi përpara ndryshimeve të rregullave kur ODIHR thotë që mos guxoni ta bëni. Rama është i trembur nga gropa ku ka rënë qeverisja e tij. Oferta e opozitës nuk është në gjendje ta pranojë. Kupton që kjo është baras me humbjen. E gjithë tentativa është se si të zvogëlojë humbjen. Kur ne flasim me ta për parimet e procesit zgjedhor, ne kemi të bëjmë me ata që i kanë themeluar. Ligji zgjedhor nuk është mirë që të ndërrohet shpesh” – tha Bylykbashi.

Gjithashtu Bylykbashi theksoi rëndësinë e opinionit të ODIHR për mosmarrëveshjet mes palëve në Këshill pasi sipas tij janë çështje të rëndësishme.

Kemi një mosdakordësi të thellë me PS. Modeli i koalicionit që kemi ne është një traditë 70-vjeçare. Reforma e 23 korrikut u mbyll me formulën e koalicioneve që kemi sot. Ndërkohë Edi Rama kërkoi ta ndryshojë. Ne kërkojë t’i drejtohemi ODIHR për një prej pikëve që nuk kemi dakordësi. Janë çështje të rëndësishme përndryshe minohet pjesa e ndershmërisë e procesit zgjedhor. Jemi përtej një viti që ODIHR dhe Venecia që tha për mbylljen e marrëveshjes. Shefi i OSBE-së, Rama nuk mund të shkelë këtë. Formula e koalicioneve bëhet fjalë për një formulë që mbron partitë e vogla. Propozimi i datës 12 qershor thuhej se ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe është hartuar nga Edi Rama. Ai do që të rikthehet tek gjëja e keqe duke thënë se do të ndryshojë” – tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *