Vendosni fjalën kyçe....

Hoti paralajmëron shtrëngim të masave: Vala e dytë e COVID-19 ka nisur në Europë


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar gjatë një vizite të tij në Shërbimin Spitalor të Kosovës se vendi duhet të përgatitet për valën e dytë të koronavirusit, e cila tashmë ka përfshirë disa vende në Europë.

“Lutem që kjo situatë që është krijuar tashmë një lloj kontrolli mbi pandeminë të vazhdojë dhe të shtrëngojmë ndoshta masat që të përgatitemi për vjeshtë. E di që ministri ka presione të ndryshme nga kuadro të ekonomisë e shoqërisë, arsimit e sportit, por për mua është e rëndësishme të balancojmë të gjitha çështjet, por duke vendosur jetën e qytetarëve në rend të parë. Siç po e shohim vala e dytë është kthyer në Evropë, ne po bëhemi gati që të jemi të përgatitur për zhvillimet që mund të ndodhin”, u shpreh Hoti.

Ai u shpreh se spitali i ri për Covid do të bëhet gati për në vjeshtë. Në fund ai u shprehu ngushëllime familjarëve të të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga ky virus, ndërsa shërim të shpejtë atyre që janë të shtrirë në spitale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *