Të paktën 10 civilë janë vrarë nga një grup rebel nga Uganda në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, njoftoi të hënën një grup monitorues konfliktesh.
Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në qytetin Mbau, territori Beni, provinca Veri-Kivu, sipas mediave vendase.
Sulmi i fundit e çon numrin e civilëve të vrarë nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) në Kivu që nga nëntori 2019 në të paktën 580.
Republika Demokratike e Kongos, është përfshirë përgjatë dy dekavade të fundit nga mosmarrëveshje etnike dhe tokësore, duke luftuar mbi kontrollin e burimeve minerale dhe rivalitetet midis shteteve fqinje.
Rebelët e ADF-së, me origjinë nga Uganda, kanë sulmuar dhe vrarë civilë, si dhe personelin e Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Kongos vitet e fundit.