Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijët shqiptarë në Al-Hol, Lleshaj përplaset me Shehajn: Nuk mbaj përgjegjësi për këtë çështje kam ardhur për arsye humanitare


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj  ndodhet në Liban për të parë mundësitë për rikthimin e fëmijëve dhe të rriturëve që ndodhen në kampin e Al-Hol në Siri.

Lleshaj duke dhënë intervistë në emisionin “Open” në Top Channel u përplas me ish-deputetin e PD-së Agron Shehaj.

Debati nisi kur Ministri i Brendshëm tha se nuk mban përgjegjësi ligjore për këtë çështje dhe se kishte shkuar për arsye humanitare.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Sa fëmijë ka riatdhesuar Shqipëria?

Lleshaj: Dua që  virusi i politikës të qëndrojë larg kësaj. Nuk kam asnjë përgjegjësi ligjore ndaj kësaj çështjeje. Kam ardhur për arsye humanitare.

Shehaj: Si nuk ke përgjegjësi. Je ministër i shtetit shqiptar dhe ata janë nënshtetas shqiptarë.

Lleshaj: Nuk më intimidoni ju me këto vajtime të vonuara.

Shehaj: Si thua nuk kam përgjegjësi ligjore. Ky është skandal.

Lleshaj: Nuk më intimidoni aspak. Kur ju erdhën juve këto nuk reaguat fare, ndërsa tani po vajtoni. Aty janë 70 mijë veta nga vende të botës dhe shumë vende të zhvilluara që se kanë bërë që t’i kthejnë. Është për të ardhur keq, unë e kam pritur Alvin Berishën e kemi dorëzuar në ambasadën e italisë. Nuk kam ardhur për të marrë kredite, s’ kam bërë asnjë njoftim publik. S’kam ardhur Për zhurmë e show. Po bëj maksimumin, se di se si do të jetë rezultati. Thjesht di që po bëjmë maksimumin, se ku do të shkojmë një zot e di.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *