Vendosni fjalën kyçe....

Hap dyert një tjetër shkollë në gjuhën shqipe në Zvicër, ambasada shqiptare mbështet nismën


Një tjetër shkollë në gjuhën shqipe është hapur në Zyrih të Zvicrës.

Shkolla është hapur me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë me seli në Bern dhe do presë fëmijët e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e ambasadës në Facebook bëhet me dije se mësimi do zhvillohet çdo javë nga e hëna në të premte nga ora 16:30 deri në 18:15.

“Me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, “Shkolla Shqipe” hap edhe një pikë shkollore në Oetwil am See të Zyrihut, për të pritur fëmijët e komunitetit shqiptar në Zvicër. Në këtë shkollë, mësimi zhvillohet çdo javë, e hënë e premte nga ora 16:30 – 18:15. Ambasada i uron suksese nxënësve dhe mësueses, Albulena Jusufi!” – shkruhet në njoftimin e ambasadës shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *