Mburojat plastike të fytyrës nuk funksionojnë për sa i përket mbrojtjes nga covid-19. Një studim i fundit tregon se gati 100% e pikave të imëta të ajrit të lëshuara nga pacientët e infektuar shpëtojnë dhe dalin nga plastika.
Alternativa për maskat e fytyrës u reklamua nga ekspertët e industrisë si mënyrë e sigurt për t’u mbrojtur nga virusi.
Qeveria britanike i ka rekomanduar ato për parukieret, berberët e një sërë biznesesh të tjera, pasi sipas saj maska plastike është pengesë për përhapjen e virusit mes biznesit dhe klientëve.
Megjithatë një simulim kompjuterik zbuloi se pothuajse 100 përqind e pikave të ajrit më të vogla se pesë mikrometra në madhësi, të lëshuara teksa flitet apo merret frymë, dolën nga maska.
Po kështu nga maska plastike dolën pikat më të mëdha se 50 mikrometra, kryesisht nga kollitjet dhe teshtitjet. Një mikrometër është një e milionta e metrit.