Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka hyrë në karantinë, pasi një nga truprojat e tij ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
“Ministri i Jashtëm Maas e vuri veten në karantinë pasi një anëtar i ekipit të tij të mbrojtjes personale ishte infektuar me COVID-19”- njoftoi zyra e tij.
Reuters shkruan se kjo e ka detyruar ministrin të anulojë një udhëtim të planifikuar në Jordan.
Më herët në një test, ministri kishte dalë negativ në testin për koronavirusin.
Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi u shty një takim i udhëheqësve të BE-së, për shkak se Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel hyri në karantinë.