Vendosni fjalën kyçe....

Lukashenko betohet si president i Bjellorusisë në ceremoninë e mbajtur sekret


Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, organizoi një ceremoni të paparalajmëruar më parë për inaugurimin e mandatit të tij të gjashtë në krye të vendit, për të cilin ka patur mjaft protesta.

Duke iu referuar mediave shtetërore në Bjellorusi, BBC shkruan se disa qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Pavarësisë në Minskun qendror.

Një politikan i opozitës e krahasoi atë me një “takim hajdutësh” të fshehtë.

Më vonë, protestuesit dolën në rrugë dhe pamjet video që kanë qarkulluar në rrjet treguan se policia po përdorte topa uji për t’i shpërndarë ata. Pati gjithashtu raportime për dhunë nga policia.

Inaugurimet e Presidentit normalisht njoftohen paraprakisht si raste kryesore të shtetit.

Në vend të kësaj, agjencia shtetërore e lajmeve Belta raportoi: “Alexander Lukashenko ka marrë detyrën si President i Bjellorusisë. Ceremonia e përurimit po zhvillohet në këto minuta në Pallatin e Pavarësisë.”

Lukashenko, i cili ka sunduar Bjellorusinë për 26 vjet, tha se vendi kishte nevojë për siguri dhe konsensus “në prag të një krize globale”, një referencë e dukshme ndaj pandemisë së koronavirusit.
“Nuk mundem, nuk kam të drejtë të braktis Bjellorusët”- shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *