Disa persona kanë qëlluar me armë ndaj policisë në Elbasan.
Autorët e paidentifikuar kanë qëlluar ndaj forcace Shqiponja e atyre të FNSH-së.
Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik mes qytetarëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 Nëntori.
Mësohet se policia është qëlluar nga një person i armatosur që po këcënonte familjarët e tij. Blutë kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi janë njoftuar për një konflikt familjar.
Por personi që ndodhej brenda ka qëlluar me armë ndaj efektivëve që kanë rrethuar zonën.