Vendosni fjalën kyçe....

Grenell njofton se Kosova dhe Serbia kanë rënë: Ujmani do quhet Liqeni Trump


Richard Grenell ka bërë me dije se tashmë Liqeni i Ujmanit do marrë emrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Grenell bëri me dije se palët (Serbia dhe Kosova) kanë rënë dakord që të quhet Liqeni Trump.

“Liqeni që është në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze pavarësisht nga kompromisi i arritur nga SHBA për të filluar një studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin …. kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”-shkruan Grenell.

Ndryshimi i emrit të Liqenit vjen për shkak se Serbia dhe Kosova firmosën një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë ku në një pikë përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *