Vendosni fjalën kyçe....

Irlanda konteston projketligjin për Brexit, kërcënon marrëveshjen tregtare


Irlanda paralajmëroi sot se Bashkimi Europian nuk mund të ratifikojë një marrëveshje të mundshme tregtare postBrexit me Britaninë e Madhe, nëse qeveria britanike vazhdon të kërkojë kthimin e traktatin që rregullon daljen e saj nga Blloku.

“Sipas mendimit tim, edhe nëse arrijmë një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme, nëse ekziston një kërcënim që BM ta legjitimojë këtë projektligj për të minuar Marrëveshjen e Tërheqjes dhe shkelë ligjin ndërkombëtar, sërish nuk besoj se do të ratifikohet një marrëveshje”, tha ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, në Parlament.

Projektligji i diskutueshëm rishikon disa dispozita të ndihmës shtetërore dhe doganore për provincën britanike të Irlandës së Veriut, që synojnë të shmangin kthimin në një kufi me Republikën fqinje të Irlandës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *