Vendosni fjalën kyçe....

Një viktimë dhe 46 raste pozitive lidhur me Covid-19 në Kosovë


1 person ka vdekur si pasojë e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *