Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Vlorës, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.
54-vjeçarja me inicialet P.B jetonte e vetme në banesë dhe policia dyshon se ajo vuante nga depresioni.
“Më datë 26.09.2020, në lagjen “Pavarsia 2”, është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.”– njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.