Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë në një postim në rrjetet sociale, një analizë të profesorit Bajram Hysa për demokracinë.
Përmes këtij pasazhi ai përpiqet të japë një mesash të fortë.
Duke cituar fjalët e profesorit, Meta thekson se pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë.
MESAZHI I METËS
Një analizë e shkëlqyer e Prof.Dr.Bajram Hysa, që na fton për reflektim të gjithëve:
“Demokracia nuk mund të sajohet. Demokracia kërkon energjinë e të rinjve, ndryshe ajo zvetënohet.
Pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë. Kjo është një detyrë urgjente.
Vetëm kështu ata do të luajnë plotësisht rolin e tyre si qytetarë. Vetëm kështu ata do t’i gëzohen lirisë dhe dinjitetit. Por që të realizohet kjo, duhet të funksionojë edukimi.”