Vendosni fjalën kyçe....

Babai dhe djali shqiptar aksidentohen në Itali, humb jetën 10-vjeçari


Një fëmijë 10-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Itali. Vogëlushi ndodhej në makinë me babanë e tij, i cili humbi kontrollin e mjetit tip Fiat Panda duke u përplasur me një mur.

Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmirin me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike.

Gjatë aksidentit, fëmija ishte hedhur nga makina duke përfunduar me plagë serioze, të cilave nuk i mbijetoi dot.
Ndërsa babai kishte mbetur i bllokuar në makinë dhe ishin zjarrfikësit që ndërhynë për ta nxjerrë dhe pas kujdesit të parë që iu dha në vend, u transportua në kushte shumë të rënda në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *