Vendosni fjalën kyçe....

Guardia di Finanza sekuestron 20 tonë perime që vinin nga Shqipëria


Guardia di Finanza ka sekuestruar sot 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria, mes të cilave ishin domate, speca dhe patëllxhanë.

Mediat italiane shkruajnë se perimet ishin konfiskuar sepse brenda kutive prej kartoni mbi të cilat transportoheshin, ishte shkruar “produkt me origjinë italiane”, ndërsa ngarkesa e perimeve vinte nga Shqipëria.

Kontrolli i dokumentacionit shoqërues të kutive me perime zbardhi se ato ishin të eksportuara nga Shqipëria për në Itali.

Përgjegjësit e këtij trafiku do të përballen me autoritet italiane, ndërsa produktet të cilat gjithsesi ishin të një cilësie të mirë, do t’u dërgohen organizatave të bamirësisë të provincave të Barit dhe BAT.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *