Rreth 200 persona janë arrestuar ndërsa kryeqyteti i Bjellorusisë, Minsk dhe qytete të tjera mbajnë tubime, gjatë të cilave opozita planifikon të mbajë një ‘inaugurim nga ana e popullit’ të ish-kandidates presidenciale, Svetlana Tikhanovskaya.
Veprimi u thirr në përgjigje të betimi të fshehtë të organizuar nga Presidenti Alexander Lukashenko në fillim të kësaj jave.
Tikhanovskaya nuk do të marrë pjesë në protestë, pasi ajo u largua nga Bjellorusia për në Lituani pas zgjedhjeve të 9 gushtit, për të cilat opozita këmbëngul se ishte manipuluar.
Mijëra persona marshuan përgjatë Rrugës së Pavarësisë në Minsk, pavarësisht se forcat e sigurimit nuk kishin dhënë leje për tubimin duke u kërkuar njerëzve të qëndronin në shtëpi.
Shpejtësia e internetit celular është ulur në kryeqytet. Një operator lokal celular tha se është urdhëruar ta bëjë këtë nga qeveria. Kjo mund të jetë bërë për të vështirësuar komunikimin midis demonstruesve.