Princi George ka marrë një dhuratë shumë unike.
7-vjeçari së fundmi u takua me Sir David Attenborough, i njohur për rrëfimin e dokumentarëve në BBC për natyrën, si “Planet Earth”. Ai ndodhej në rezidencën e familjes mbretërore për të shfaqur atje, për të parën herë, një dokumentar të ri të tijin mbi ambjentin.
Gjatë këtij takimi, ai i dhuroi princit George një dhëmb peshkaqeni që i përkiste epokës së dinosaurëve.
Ndërsa një dhuratë e tillë është unike në vetvete, ai fosil i veçantë ishte i veçantë për Attenborough.
“Sir David e gjeti dhëmbin në një festë familjare në Maltë në fund të viteve 1960, ngulitur në gurin gëlqeror të butë të verdhë të ishullit i cili u vendos gjatë periudhës së Miocenit rreth 23 milion vjet më parë“- tregon familja mbretërore në një postim. Besohet se lloji i peshkaqenit ishte i gjatë deri në 15 metra, shumë më i madh se peshkaqenët e sotëm.
Në foton e publikuar në faqen zyrtare të Kensington Palace, princi George duket shumë i emocionuar ndërsa mban në dorë fosilin e rëndësishëm prehistorik.