Vendosni fjalën kyçe....

Kurbin, Lezhë e Mat, katër personave u shkon formulari i pasurisë


Katër personave në Kurbin, Lezhë e Mat, u është dorëzuar formulari i vetëdeklarimit të burimit të pasurive.

Bëhet fjalë për Bajram Hidrin, banues në Kurbin, Hil Ndrecën, banues në Kurbin, Albert Malçin, banues në Mat e Altin Nogajn, banues në Lezhë.

Ata janë dënuar më herët për vepra të ndryshme penale si vrasje, kultivim narkotikësh e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas policisë, ka dyshime se ata e kanë vënë pasurinë nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

Njoftimi

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B.H., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ”Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

H.N., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

A.M., banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

A.N., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *