Vendosni fjalën kyçe....

Kaso: Në listën përfundimtare PD-ja do ketë edhe emra nga jeta akademike


Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso deklaroi në emisionin “Real Story”, se në listat për deputetë nga kjo parti pritet që të ketë prurje të reja.

Sipas tij, edhe pse baza nuk i njeh dhe mund të mbështesë persona të cilët janë pranë saj, PD-ja mund të futë edhe emra nga jeta akademike.

E vërtetë që ka patur dhe ka një hapje të PD për prurje të reja, jo vetëm nga kontributet brenda, të jetës aktive. Por edhe nga bota akademike dhe fusha të tjera. Baza nuk i njeh dhe nuk i ndjen si pjesë të saj, dhe strukturat kanë arkivat e saj. Pra ka tendencën për të votuar ata që ka në krah.

Por si një partie e madhe duhen prurje të reja. Pres që ky proces, me listën përfundimtare të ketë prurje nga jashtë”- tha Kaso.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *