Një kryebashkiak rumun i cili ka humbur jetën për shkak të Covid-19, ka fituar një mandat të tretë pas vdekjes.
BBC shkruan se Jon Aliman u zgjidh për herë të tretë si kryetar i bashkisë Deveselu, një fshat në Rumaninë jugore, duke siguruar 64% të votave.
Zyrtarët thanë se kur Aliman vdqi, ishte shumë vonë për të hequr emrin e tij nga fletët e votimit. Ai ndërroi jetë më 15 shtator në kryeqytet, në Bukuresht.
Për të nderuar kryebashkiakun e ndjerë, qindra fshatarë në Deveselu shkuan të dielën në qendrat e votimit dhe gjithsesi votuan për Aliman. Kryebashkiaku do të kishte festuar ditëlindjen e tij të 57-të në ditën e zgjedhjeve.
Të tjera zgjedhje do të bëhen, por vendasit kanë vizituar varrin e tij për të bërë nderime.
Në një video në mediat sociale shihet një grup i madh fshatarësh që mblidhen rreth lapidarit të Aliman.
“Është fitorja juaj”, mund të dëgjohet një burrë duke thënë në video.
Aliman, një ish-oficer i marinës, ishte një anëtar i Partisë Social Demokrate me prirje të majtë (PSD) dhe do të kishte mbushur 57 vjeç të hënën.
Aliman nuk është i pari kandidat i vdekur rumun që fiton zgjedhjet.
Në vitin 2008, Neculai Ivascu u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Voinesti-t, në veri-lindje të vendit, pasi vdiq nga një sëmundje e mëlçisë.