Një i ri nga Durrësi është vënë në pranga nga policia, pasi është kapur duke transportuar 13 klandestinë nga Siria.
Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Bradasheshi”.
Policia thotë se 22 vjeçari me inicialet A. D., po i transportonte klandestinët me një makinë të marrë me qira.
“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së”, thotë policia.
Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e përdorur për transportimin e klandestinëve dhe dy aparate celular.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.