Vendosni fjalën kyçe....

Luigi Soreca: BE do japë 40 milionë euro për rimëkëmbjen e monumenteve kulturore


Ambasadori Luigi Soreca thotë se BE do të japë 40 milion euro për rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, e cila u dëmtua nga tërmeti.

Këtë deklaratë ambasadori i BE-së në Tiranë e bëri ndërsa ishte i pranishëm në programin e finacimit të BE-së si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar.

“Nga tërmetit pati dëmtime edhe trashëgimia kulturore, na kanë mbetur në mendje muret e shek. 5 që ranë në Durrës. Monumente, simbole kulture që flasin për historinë. Shkatërrimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në historinë e vendit. 50% e monumenteve janë të rrezikuar dhe kanë pas pasur dëmtimë në nivel të mesëm, ose të ulët.
Trashëgimia jo vetëm është ura që na lidh me të shkuarën, por edhe që na lidh me të ardhmen. Një nga pikat e forta e forta të BE-së është ruajtja e trashëgimisë kulturore.
Bashkimi Europian do të japë 40 milion euro për të mbështetur rindërtimin dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të prekur nga tërmeti. Ne e kemi quajtur BE për kulturën”, deklaroi Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *