Tre personave në Elbasan u është dërguar formulari i burimit të pasurisë. Ata kanë qenë të dënuar më herët dhe sipas dyshohet se e kanë vënë pasurinë nga veprimtari kriminale.
Personat të cilët duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar brenda 48 orësh janë Bashkim Bubeqi, i dënuar për pengmarrje e shfrytëzim prostitucioni, Durim Koçi, i dënuar për trafik lëndësh narkotike e Emanuele Budini, i dënuar për vjedhje e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.