Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden nominohet për Çmimin Nobel për Paqen


Kandidati demokrat për president, Joe Biden, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen nga ligjvënësi i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Bryant.

Sipas këtij të fundit, Biden ka luajtur rol në lehtësimin e tensioneve politike mes protestave të dhunshme në të gjithë SHBA-në.

“Kur qytetet amerikane kanë qenë në flakë dhe qytetari është ngritur kundër qytetarit, Joe ka qenë një ndikim qetësues.” – tha Bryant.

“Kur të tjerët kanë përdorur zgjidhje të dhunshme, ai ka argumentuar se forca më e mirë është forca e argumentit sepse armët mund të ndalojnë një zemër, por fjalët e vendosura mirë mund të ndryshojnë shumë zemra dhe shumë zemra mund të ndryshojnë botën.” – shtoi ai.

Nominimi erdhi vetëm një ditë para debatit të parë presidencial në SHBA.

Rivali i Biden, presidenti Donald Trump, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe tre herë këtë vit, së fundmi të hënën nga profesorët australianë të drejtësisë duke vlerësuar ‘Doktrinën Trump’ kundër luftërave të pafundme.

Ndërsa Bryant vlerësoi përpjekjet e Biden për të lehtësuar trazirat civile, Biden ka qenë kryesisht i heshtur për natyrën e dhunshme të shumë protestave të Black Lives Matter dhe Antifa këtë verë.

Biden njihet si një nga politikanët që ka votuar për ndërhyrjen amerikane në Irak në vitin 2003, mes shumë të tjerash.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *