Jamarbër Malltazi i Partisë Demokratike i është drejtuar me një pyetje medias së financuar nga Fondacioni Soros në vendin tonë, degë e agjencisë BIRN lidhur me investigimet që ka bërë për aferat me inceneratorët.
Malltezi në një postim në rrjetet sociale i quan llogje shkrimet e BIRN për aferën me inceneratorët duke dashur të zbulojë lidhjet se si u dhanë lejet dhe kush përfitoi nga to.
Malltezi thotë se Alqi Bllako drejtori i AKUM i ka dhënë 15 milionë euro pa tender kompanisë së ortakut të Klodian Zotos.
Në postim, Malltezi ka dhënë informacione të rëndësishme se si ka ndodhur financimi i Lori Caffe me paratë e inceneratorëve dhe rolin që mori vëllai i tij në kompaninë e kafesë.
“Gazetaret e bashkëpaguar nga Soros llogje pafund kinse nuk kishin të qartë pse Alqi Bllako i ka dhënë 15 milionë euro pa tender kompanisë së ortakut të Klodian Zotos së inceneratorëve. Nga 400 milionë euro që po vjedhin me Ramën, ky i fundit i detyroi t’i hedhin një kockë Topit dhe Blushit, për pasojë u paguan 2.2 milionë euro për të blerë 51% aksione të Lori Cafe dhe të nesërmen e pazarit vëllai i Bllakos gdhihet drejtor i Lori Caffe që tani urdhërohet nga Mertiri-Zoto-Blushi (EM Capital) se Blushi u mundua gjer në Bullgari të lidhë kontratë me mafien e plehrave.
Nuk guxon dot gazetari të thotë që në vijim të vjedhjes me inceneratorët, Bllako (instrumental me Kokën) i dhuroi pa garë 15 milionë euro të tjera Zotos dhe ky bashke me Blushin i bënë të vëllain drejtor Bllakos? Kaq i thjeshtë është pisllëku në këtë vend”-shkruan Malltezi.
Artikujt e publikuar nga media BIRN në lidhje me inceneratorët:
https://www.reporter.al/kompania-e-lidhur-me-nje-zyrtar-shqiptar-ekspedite-biznesi-ne-afrike/