Vendosni fjalën kyçe....

Teliti: Plani i propozuar nga Basha për rimëkëmbjen është i mundshëm, Rama kopjon propozimet e PD-së


Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, deklaroi në emisionin “Real Story” se qeveria ka dështuar me strategjinë e saj për të përballur efektet e pandemisë në ekonomi.

Sipas tij, deri më tani qeveria Rama ka alokuar nga buxheti vetëm 101 milionë euro.

Ai shtoi se e vetmja gjë që di të bëjë Rama në këtë moment është kopjimi i propozimeve të Bashës duke i përvetësuar si projekte të tija.

Teliti më tej tha se në propozimet e PD-së paketa e 313 milionë euro mund të gjendej në buxhet.

Qëndrimi ynë është një dhe vetëm një, qytetarët do vendosin më 25 prill për alternativën më të mirë deri atëherë ne kemi fuqi vetën fjalën, pasi në qeveri është Rama. Ne këshillojmë, flasim, ai bën lojëra me fjalën. Nga ky taratori pa kripë ne kemi parë gjithmonë. Sa herë Basha del me propozime ai ironizon, pastaj kalojnë ca ditë dhe ai prapë bën ironi e pas ca kohësh merr propozimet tona dhe i bën të tijat siç ndodhi me rritjen e pagave për mjekë dhe infermierë. Deri dje tallej me ne që kemi 5 vite që propozojmë rritjen e kufirit të tvsh dhe tatimfitimit. Ky tallej më parë, tani e propozoi vetë.

313 milion euro ka propozuar Lulzim Basha, janë brenda buxhetit ato para. Ne kërkuam 2500 teste në ditë nga 500 që bëhen. Kemi kërkuar të testohen mësuesit. Që shkollat të kenë furnizim me ujë. Qeveria ka 7 muaj që është në pandemi që të merreshin masat të kishte furnizim me ujë. Të mos dalë të na thotë laj duart, sy dhe veshët po të na japë ujë. Kush ka humbur vendin e punës gjatë pandemisë t’i jepet një ndihmë financiare.

101 mln euro ka paguar Edi Rama që ditën e parë të karantinës, pjesa tjetër është thjesht demagogji. Premtoi paketë të tretë po nuk erdhi kurrë. Biznesi po falimenton, kriza vijon rënia ekonomike parashikohet të shkojë deri në -9%. Që të gjitha ekonomitë shkojnë në recension kjo nuk diskutohet, por sa hapa pas do bëjmë? Qeveria shqiptare nuk mori hapat e duhura. Sot ne do kemi recensionin më të madh në gjithë Ballkanin”- tha Teliti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *