Vendosni fjalën kyçe....

Angela Merkel apel gjermanëve: Po rrezikojmë gjithçka kemi arritur


“Ne jemi duke rrezikuar gjithçka që kemi arritur në muajt e fundit”– ka paralajmëruar kancelarja gjermane Angela Merkel, në një fjalim pasionant në Bundestag.

Duke folur lidhur me rritjen e infeksioneve në javët e fundit, Merkel u bëri thirrje gjermanëve që të vijojnë të kujdesen e mbrohen nga koronavirusi, pasi në të kundërt të gjitha rregullat dhe kufizimet do ishin vetëm një humbje kohe.

Ajo foli për borxhin shtesë prej miliarda eurosh, me të cilin Gjermania po ndeshet në 2021.

“Unë jam e sigurt që jeta siç e njihnim se do të kthehet”– u tha ajo deputetëve në Bundestag, citon BBC.

Kancelarja tha se Gjermania po përballej me një fazë të vështirë. Zyrtarët shëndetësorë raportuan 1,798 raste të reja të mërkurën dhe 17 vdekje të tjera.

Kancelarja ra dakord me 16 kryeministrat shtetërorë të martën që festat private duhet të kufizohen në 25 persona.

Ndërsa janë vendosur gjoba për këdo që nuk jep detaje të sakta për të ndihmuar në gjurmimin e kontakteve.

Por ajo u shprehu shpresë dhe besim se gjithçka do kalojë.

“Familjet do të festojnë përsëri; klubet, teatrot dhe fushat e futbollit do të jenë përsëri plot. Dhe çfarë gëzimi do të jetë! Por tani duhet të tregojmë se mund të vazhdojmë të veprojmë me durim dhe ndjeshmëri në atë mënyrë që mund të shpëtojmë jetë”- tha Merkel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *