Ish-drejtori i kompanisë Albpetrol, Gent Gazheli, është emëruar nga qeveria Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Ai zëvendëson në këtë pozicion Gjon Bardhin, i cili u emërua në pozicionin në fjalë në 31 tetor 2019.
Gazheli ka qenë më herët ambasador i Shqipërisë në Turqi por u dorëhoq nga posti lidhur me çështjen e riatdhesimit të Alvin Berishës nga kampi në Siri.