Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Arsimit: 1000 mësues shtesë për të përballuar periudhën e pandemisë


Evis Kushi, Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka lamëruar se Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për punësimin e 1000 mësuesve shtesë për përballimin e situatës gjatë periudhës së pandemisë.

Ministrja dha lajmin pas një takimi me drejtues rajonalë të arsimit parauniversitar.

Gjithashtu ajo i kërkoi atyre të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Postimi i plotë:

1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave.

Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se rregullat zbatohen nga të gjithë.

Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *