Një nga përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Bylykbashi, tha pas përfundimit të mbledhjes në Këshillin Politik se kërkesa e vetme që prezantoi opozita në mbledhjen e sotme ishte dërgimi i kërkesës ODIHR-it mbi standartet ndërkombëtare të ndryshimit të rregullave themelore të sistemit zgjedhor.
Gjë që sipas tij, ishte kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme nga Gjiknuri i PS-së.
“Siç deklaruam në fillim të mbledhjes së sotme, opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e axhendës të jetë nënshkrimi i përbashkët në këtë Këshill kërkesës drejtuar ODIHR në lidhje me zbatimin e standardeve ndërkombëtare për ndryshimin e rregullave themelore të sistemit zgjedhor. Partia Socialiste, z. Gjiknuri refuzoi në mënyrë të vazhdueshme ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij të palogjikshëm që të ndryshojë rregullat, ndërkohë që loja ka filluar.” – tha Bylykbashi.
Ai shtoi se PS-ja ka frikë na përgjigjia që pritet t’i vijë nga ODHIR-i, i vetmi gjyqtar i pranuar i reformës zgjedhore e procesit zgjedhor ne Shqipëri.
Bylykashi tha në fund se nëse PS-ja nuk ndryshon qëndrim, atëerë do bllokohet funksionimi i Këshillit Politik e për pasojë edhe reforma konsensuale zgjedhore.
“PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ai që të gjithë kemi pranuar që të jetë arbitër jo vetëm i këtij procesi reforme, por edhe i zgjedhjeve në Shqipëri. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pozicion. Nëse PS nuk ndryshon qëndrim bllokon funksionimin e Këshillit Politik e për rrjedhojë bllokon edhe Reformën Konsensuale Zgjedhore që është kërkesë e BE-së si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë.” – theksoi Bylykbashi.