Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën dy pacientë në Kosovë, 43 raste të reja me koronavirus


Dy persona kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Deri tani Prishtina zyrtare raporton për 627 viktima lidhur me koronavirusin ndërsa duhet theksuar se ditët e fundit rastet e vdekjeve e të prekurit kanë ardhur në ulje krahasuar me javë më parë.

Nga 589 persona të testuar së fundmi janë zbuluar 43 raste të reja me koronavirus.

Disa masa janë lehtësuar nga qeveria e Kosovës megjithatë mbajtja e maskës në mjedise publike është e detyrueshme si dhe është e ndalur grumbullimi i personave pavarësisht arsyeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *