Aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, kanë ngritur një mekanizëm për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun Lindor, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Unë mirëpres krijimin e një mekanizmi ushtarak të shmangies së konfliktit, të arritur përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë.” – tha Stoltenberg në një deklaratë.