Ditën e nesërme do zhvillohet takimi bilateral mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Punimet e takimit do nisin prej orës 11:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Sipas agjendës së publikuar, sesioni plenar i mbledhjes së dy Qeverive do të çelet nga kryeministri Edi Rama dhe do të mbyllet po nga ai.
Anëtarët e dy kabineteve do të parashtrojnë çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Gjatë sesionit do të flasë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Takimi ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër por më pas u zhvendos në Tiranë.
Ky është takimi i radhës në vazhdëm e takime të njëpasnjëshme mes dy qeverive.