Vendosni fjalën kyçe....

A do përballet me Bashën? Rama i shmanget përgjigjes direkte


Gazetarët e kanë pyetur kryeministrin Edi Rama nëse do të pranojë ftesën e kryedemokratit Lulzim Basha për debat, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Por Rama zgjodhi t’i përgjigjej gazetares me një batutë, duke thënë se në prani të miqve nuk flet për punët e shtëpisë.

“Së pari, kryeministri i Kosovës nuk është i huaj këtu, është në shtëpinë e vet por është një mik në shtëpi dhe unë i qendroj besni, asaj që kam thënë, në prani të miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Kur vjen një vëlla nga jashtë në shtëpi të vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë halli ka me vjehrrën, këtu jemi prapë, do flasim”, deklaroi Rama.

Kryedemokrati Lulzim Basha mbrëmjen e kaluar, kur ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” e sfidoi publikisht kryeministrin në një debat ballë për ballë.

Basha tha se prej vitit 2006 e ka ftuar Ramën në debat por ai ka refuzuar.

“Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000. Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat”– deklaroi Basha, i nxitur edhe nga diskutimet për debatin presidencial mes Donald Trumpit dhe Joe Bidenit në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *