Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit marshojnë para shtëpisë së Jeff Bezos: Babëzia jote po na vret


Një grup protestuesish kanë marshuar në rezidencën e Jeff Bezos në Beverly Hills. Ata kërkojnë që kompania e tij “Amazon” të adresojë çështjet mjedisore dhe të punës që u vunë në qendër të vëmendjes gjatë pandemisë.

Tubimi organizohej nga një grup ish-punonjësish i drejtuar nga Chris Smalls, shkruan Daily Mail. Ai ishte shkarkuar në muajin mars nga detyra, pasi kishte organizuar një protestë për mungesën e mjeteve mbrojtëse dhe këerkonte një pagesë rreziku për punonjësit për shkak të pandemisë.

“Ne kërkojmë që Jeff Bezos dhe pjesa tjetër e klasës miliardere të paguajnë pjesën e tyre për t’u marrë me krizën e klimës”- thanë protestuesit. “Ne po bëjmë thirrje për një pagë jetese të denjë prej 30 dollarësh në orë minimumi, për të gjithë punonjësit e Amazon, kujdes mjekësor dhe kujdes për fëmijët për të gjithë, dhe të drejtën për t’u bashkuar pa frikën e hakmarrjes. Këto janë vetëm disa nga çështjet që ne ndiejmë se miliarderë si Jeff Bezos, i cili fiton gati 4,000 dollarë në sekondë, mund të ndihmojnë absolutisht në lehtësimin e tyre ose zgjidhjen.”

Turma e protestuesve bërtiste ‘f *ck Bezos’, ndërsa mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: “Babëzia jote po na vret“. Pankarta të tjera lexonin “nuk ka planet B” dhe “shkenca nuk hesht”.

Mes një sërë kërkesash që i kanë drejtuar CEO-s së Amazon, protestuesit i kërkojnë atij të paguajë më shumë taksa, të sigurojë mjetet mbrojtëse për punonjësit falas, të paguajë punonjësit për kohën e mbetur pa punë për shkak të pandemisë, të paguajë punonjësit e infektuar gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi apo spital, t’u paguajë shërbimin mjekësor, familjet e punonjësve që humbin jetën nga koronavirusi të marrin 200,000 dollarë përveç pagesave të sigurimeve të jetës direkt nga Amazon, të japë para për të ndihmuar në trajtimin e krizave globale si kontrolli i klimës, etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *