Vendosni fjalën kyçe....

Rama akuza të forta Metës: SHPK për të lëshuar viktimat e OFL-së që kontaktohen nga i pari i vendit nuk ka


Kryeministri Rama ka qenë tejet i ashpër ndaj presidentit Meta në seancën e sotme në Kuvend.

Teksa fliste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kreu i qeverisë iu drejtua kreut të shtetit duke thënë se nuk mund të bëjë shantazh ndaj kreut të qeverisë e PS-së për të lëshuar viktimat e OFL-së, që sipas tij kontaktohen nga Meta në skuta katundesh.

“SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL-së që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T’i harrojë Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL-së, po nuk i shkon me PS-në dhe popullin shqiptar.” – tha Rama.

Gjatë fjalë së tij në seancën e sotme, kryeministri iu drejtua opozitës parlamentare dhe asaj jashtëprlamentare duke theksuar se nuk mund t’i plotësohen të gjitha kërkesa që ka dhe se nuk do marrë vota as me lista të hapura e as me lista ‘të shqyera’, duke ironizuar deputetët e ish-deputetët.

“Ata që flasin në emër të popullit, qoftë përfaqësues i lartë apo i verbër në rrjetet sociale, është i destinuar që nga ky popull të marrë dënimim. Ua kamë thënë opozitës dhe po ua them dhe ju. Nuk merrni vota u as me lista të hapura e as të shqyera se ju e dini popullin budalla, për aq kohë ju s’keni shans që të konkurroni PS-së.” – vijoi kryeministri.

Rama ceku në fund të fjalës së tij edhe çështjen e koalicioneve duke pohuar se ato do bëhen si në të gjitha vendet e tjera dhe se PS-ja nuk ka shpikur asnjë model.

Listat janë të hapura, nuk kemi shpikur asnjë model, Do rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive me koalicione, ku votat i merr njëri dhe ia kalon tjetri pa pikë turpi dhe kushto që hyn në listë mund të zgjidhet, por duhet të marrë votat. Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD, as një furgon i shpikur KÇK dhe as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD, është një familje politike ku ka rregulla dhe ka të drejtë që të rendisë skuadrën e vet, nga portieri te sulmuesi bashkë me rezerva dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë, shumë e thjeshtë.” – mbylli Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *