Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi-Ramës: Natën çon emisarë për të shpëtuar kokën, pas 25 prillit e ke vendin në qeli (Video)


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, deklaroi sot se me votimin e njëanshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kryeministri Rama tregoi se ka frikë nga populli, nga vota e popullit dhe nga partia e tij dhe vota e lirë e shqiptarëve.

Ajo theksoi se me Rama nuk i hapi listat por i bunkerizoi ato për të larguar vendin nga integrimi europian.

“Frikacaku Edi Rama tregoi sot se ka frikë nga populli i tij, nga verdikti i popullit të tij, nga partia e tij por mbi të gjitha nga vota e lirë e shqiptarëve. Ai jo vetëm që sot nuk hapi listat për qytetarët shqiptarë, por përkundrazi i bunkerizoi ato për të larguar njëherë e përgjithmonë vendin nga integrimi europian. Ai ka frikë nga partnerët ndërkombëtarë ku pak ditë më parë u dekonspirua drejtori i tij i OFL-së.” – tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha më tej se Rama është armik i mësuesve, naftëtarëve, mjekëve, infermierëve dhe të rinjve të vendit.

“Sot Edi Rama tregoi që ka frikë dhe s’mund të ndahet nga bandat. Rilindja ngatërron Llucën me Lucën. Është armik i qytetarëve të cilët humbën shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit. Edi Rama sot është armik i naftëtarëve të Ballshit, djersa e të cilëve është në xhepat e familjarëve të tij. Edi Rama sot është armik i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që prej disa muajsh nuk paguhen as nuk mbrohen nga pandemia. Përkundrazi paratë e tyre i kalon me vendime sekrete tek xhepat e oligarkëve. Ai është armik i arsimit dhe mësuesve që në kushtet mizerabël përpiqen të edukojnë fëmijët e shqiptarëve. Janë gjashtë muajt e fundit të tij dhe nuk i mjaftojnë për të pastruar pisllëqet e 8 viteve.” – shtoi ajo.

Në fund, Kryemadhi tha se Rama çon natën emisarë për të shpëtuar kokën pas zgjedhjeve dhe se pas 25 prillit e ka vendin në qeli.

“Sot bën si i fortë nëpër televizione, por natën sjell emisarët e tij për të shpëtuar kokën pas 25 prillit. Më kot lodhesh, era e qelbur e kufomës politike që të rrethon s’mund ta mbulojnë as parfumet më të shtrenjta të Rilindjes brenda dhe jashtë vendit. Ti e ke vendin aty tek bashkëpunëtorët e tu, aty ku i ke çuar dhe siç ndodh rëndim do të jesh koleg i qelisë së tyre.” – mbylli Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *