Vendosni fjalën kyçe....

97 deputetë miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, publikohen tabelat si u votua(Fotot)


Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan në seancën e sotme me 97 vota pro nga 84 që nevojiteshin për të kaluar.

Përveç votave të shumicës, ligji ka marrë edhe votat e disa deputetëve të opozitës parlamentare.

Kundër ligjit kanë votuar Zef Shtjefni, Suzana Topi, Halit Valteri, Artur Roshi, Myslim Murrizi, Erion Piciri, Korab Lita, Lefter Maliqi, Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Ralf Gjoni, Kujtim Gjuzi, Adriatik Alimadhi e Amra Borova, të gjithë deputetë të opozitës parlamentare.

Deputetët e opozitës parlamentare Edlira Hyseni, Halil Jakimi, Ervis Meço, Kostaq Papa e Alban Zeneli kanë abstenuar, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në votim Koçi Tahiri, Besnik Troplini, Andi Përmeti, Enada Kapllani, Ligoraq Karamelo e Rudina Hajdari.

Pro ligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga radhët e deputetëve të opozitës kanë votuar Selami Jenishehri, Lefter Koka, Aurora Mara, Reme Lala, Nimet Musaj, Klajdi Qama, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Krenar Rryçi, Vasil Sterjovski, Nikolin Staka, Edmond Stojku, Ylli Shehu e Elena Xhina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *