Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: LSI-ja fillon më 21 nëntor procesin zgjedhor për strukturat e partisë


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit me kryesinë e LSI-së së Tiranës, tha se më 21 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme të partisë, prej të cilave do dalin strukturat e reja drejtuese.

Votimi do të kryhet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Kryemadhi tha se të gjithë kandidatët për deputetë do ‘t’i nënshtrohen një proces vetingu, që nuk është i ri për LSI-në.

“Më pas duke përfunduar me Konventën Kombëtare me përfaqësimin jo vetëm të listave të deputetëve, të cilët do të kalojnë në një proces vettingu, që është pjesë e gjithë atij procesi që për LSI-në nuk është hera e parë”, tha Kryemadhi.

Gjatë gjithë kësaj pune 8-mujore është bërë jo vetëm evidentimi i anëtarësisë së partisë, por edhe i shumë figurave të tjera, e shumë individëve, sidomos anëtarëve të rinj, të rinjve dhe të rejave që angazhohen pranë LSI-së.

Tashmë ne na duhet që të kryejmë një axhendë të saktë pune politike dhe angazhimi duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke përfunduar në Konventën Kombëtare që do të jetë me votimin ‘Një anëtar një votë’ që do të jetë më 21 nëntor dhe më pas duke përfunduar me Konventën Kombëtare me përfaqësimin jo vetëm të listave të deputetëve, të cilët do të kalojnë në një proces vettingu, që është pjesë e gjithë atij procesi që për LSI-në nuk është hera e parë.

Sepse të gjithë po e dëgjojmë sikur po bëhet ndonjë qamet i madh, por LSI procesin e vettingut e ka bërë që në zgjedhjet e 2013-s dhe në zgjedhjet e 2015-s dhe për mbi 580 kandidatët që kanë qenë për anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Kështu që është një proces që duhet ta përfundojmë dhe ti japim hapësira të reja, të japim elementë të rinj, angazhime të reja…“, u shpreh kryetarja e LSI.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *