Vendosni fjalën kyçe....

Shembet vila historike për tu bërë pallat në rrugën Qemal Stafa në Tiranë (Foto)


Në Tiranë, vilat historike në të shumtën e rasteve nuk kanë një fund të mirë. Ato shpesh rrënohen dhe i hapin rrugë ndërtimit të pallateve shumëkatëshe.

Kështu ishte edhe fati i Vilës historike në rrugën Qemal Stafa në Tiranë.

E konsideruar si një ndër më të bukurat në këtë rrugë ajo është rrënuar vit mbas viti dhe nuk u restaurua asnjëherë dhe tashmë ajo nuk ekziston më.

Vendin e saj do e zerë një pallat shumë katësh.

Fotot në rrjetet sociale të saj janë shpërndarë nga faqja The Albanian House dhe tregojnë disa nga karakteristikat e saj që për kohën konsideroheshin moderne dhe një jetë luksoze.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *