Vendosni fjalën kyçe....

Kostaq Papa propozon ligjin me një nen: Të shpallet det historik zona nga Butrinti në Palasë


Deputeti i opozitës Kostaq Papa, ka propozuar në Kuvend nligj të pazakontë me vetëm një nen dhe dy faqe relacion.

Ai propozon që vija bregdetare që nga Gjiri i Sarandës, Butrinti, Ksamili, Himara, Borshi, Qeparoi e deri në Palasë, të shpallet “Det historik”.  Ky është neni i parë. Ka edhe një nen të dytë i cili thotë “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”.

Edhe pse vetëm dy faqe relacion, në tekstin e shkruar prej deputetit Papa nuk mungojnë as gabimet e shumta gramatikore.

Në relacionin që shoqëron projektligjin, Papa thotë se kjo nismë ligjore do të mbrojë ujërat detare shqiptare nga vendimi i Greqisë për zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Detin Jon. Ai thotë se shpallja e kësaj zone si Det Historik, do eleminojë njëherë e mirë mundësinë që nënpunësit e korruptuar ta “shesin detin” te vendet fqinje.

Mirëpo ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari nuk mendon kështu. Ai nuk e kupton vlerën e këtij projektligji, pasi thekson se vija bregdetare është në fuqi dhe nuk mund të kontestohet e si rezultat ky propozim i Papës nuk sjell asnjë dobi.

Propozohet një ligj në Parlament për të shpallur ujra historike në bregdetin jonian.
A është ai i nevojshëm?
Vija e drejtë bazë e Shqiperisë në detin Jon (gjiri i Gramës, Palermo, kepi i Qefalit dhe kepi i Martesës (Sarandës) eshte mbyllur nga të parët tanë qysh në vitin 1976 dhe është depozituar në OKB në vitin 1990. Ajo u shfuqizua në vitin 2008 me ligjin nr. 9861, në mes të negociatave me Greqinë, por hyri përseri në fuqi në vitin 2012 me ligjin nr. 60/2012. Tashme ajo është në fuqi dhe nuk mund të kontestohet më nga askush.
Propozimi i për një ligj për këtë qellim nuk sjell asnjë dobi. Ujrat e Palasës, Himarës gjirit të Borshit dhe gjirit të Sarandës janë të mbyllura me vijë të drejtë bazë, e cila i mbyll këto hapësira si det i brendshëm (rreth 150 km2) dhe kjo vijë do të jetë si bazë për delimitohen e hapësirave detare me greqinë. Kjo iniciativë do të ishte e domishme nëse nuk do të ishte kthyer në fuqi vija e drejtë bazë me ligjin nr. 60/2012.”- shpjegon Meçollari.

Kostaq Papa, për të bindur Kuvendin të miratojë nismën e tij, përmend ngjarjet historike që kanë ndodhur në këto ujëra detare.

Ai përmend ardhjen e Eneas dhe grupit të luftëtarëve të tij pas largimit nga Troja dhe qëndrimin e tij në Butrint si dhe zbarkimin e Perandorit të Romës Jul Qezari me ushtrinë e tij në Palasë rreth vitit 50 p.e.s për të zhvilluar betejat në Orik me Pompeun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *