Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Veliaj e ka akuzuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, kryedemokratin si gjobëvënës.
Sipas Veliaj, kreu i PD-së ka marrë dy vila nga një ndërtues që më parë ai e quante oligark.
Kreu i Bashkisë thotë se për këto akuza do dorëzojë nesër në SPAK fakte që vërtetojnë deklaratat e tij.
“Basha i ka shitur parimet që në opozitë. PD është një parti që vendos gjoba. Astirin e shiti për një makinë. Një ndërtues që e quante oligark, që i thoshte pastron lekët e Edi Ramës, i mori dy vila”.
Këto do t’i çoj në nesër në SPAK. PD punon vetëm që të pasurohet familja e Bashës dhe që familja e Berishës mos të shkojë në burg”- tha Veliaj.