Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka “vënë bast” publik për veprimet e kryedmeokratit Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Balla në një debat televiziv në emisionin “Real Story” është shprehur i sigurt se pas 25 prillit Basha do bojkotojë sërish Parlamentin.
Balla shtoi se Basha ka filluar që tani të ngrejë alibitë.
“Një njëri që ishte zgjedhur si kryetar i një partie dhe kishte bezdi që të merrte fjalën në orën 10 në Kuvend, se zgjohej vonë. E pranoj se 7 herë 7 është lapsus. Lulzim Basha nga parlamenti ka ikur me dëshirë të plotë, dhe nuk është faji im që ai nuk u paraqit. Zgjedhjet e 30 qershorit janë çështje e mbyllur. Luzim Basha, jam i sigurt se do të bojkotojë dhe parlamentin pas 25 prillit. Këtu do jemi. Të gjithë do jemi diku. Dhe arkiva e “Real Story” do jetë. Basha që sot ka filluar të ngrejë alibitë. Dhe këtu një javë më parë njëri nisi të ngatërronte çështjen e gjendjes civile. Një njëri që gjysma e familjes i jeton në Holandë, padyshim qe nuk e di…”- tha Balla.