”Agimi i Artë” tashmë në Greqi nuk do të jetë një parti politike apo lëvizje neonaziste por një organizatë kriminale.
Pas një procesi gjyqësor që zgjati 5 vite e gjysmë, Gjykata e Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas, teksa burgut i kanë shpëtuar vetëm dy. Po ashtu 18 anëtarë u dënuan për bashkimin me organizatën ndërsa për disa vrasje emigrantësh janë shpallur të gjithë fajtorë.
Nga gjithsej 17 të akuzuarit për vrasjen e Fyssas, 15 u gjetën fajtorë, përveç Stavros Santorinios dhe Giorgos Tsakanikas, të cilët u liruan për shkak të dyshimeve në lidhje me këtë akt.
Dënime kanë marrë dhe secili prej drejtuesve, nga Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, George Germenis, Elias Panagiotaros, Panagiotis Iliopulos dhe Nikos Papas për drejtimin e organizatës kriminale.
Siç edhe pritej, dhënia e vendimit për anëtarët e Agimit të Artë nuk kanë kaluar pa incidente. Mijëra njerëz janë mbledhur para godinës së Gjykatës, ku u përplasën me policinë.
Shumë politikanë janë bashkuar me protestuesit, mes tyre dhe ish-kryeministri Alexis Tsipras.