Vendosni fjalën kyçe....

Dy gra fitojnë Nobelin në Kimi, zhvilluan “gërshërët” gjenetike që mundëson rishkrimin e ADN-së


Çmimi Nobel në Kimi u është dhënë dy grave për zhvillimin e ‘gërshërëve’ gjenetike CRISPR / Cas9, që ka revolucionarizuar shkencën moderne. Ato janë gratë e gjashta dhe të shtata që fitojnë çmimin Nobel për kimi.

Pas shpalljes së çmimeve Nobel për mjekësi dhe fizikë në fillim të kësaj jave, amerikania Jennifer Doudna, 56 vjeç dhe Emmanuelle Charpentier, 52 vjeç, nga Franca, morën çmimin prej 1,1 milion dollarësh.

“Kjo teknologji ka pasur një ndikim revolucionar në shkencat e jetës, po ndihmon në terapitë e reja kundër kancerit dhe mund të bëjë të realizohet ëndrra e shërimit të sëmundjeve të trashëguara.”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.

CRISPR (clusters of regularly interspaced short palindromic repeats) është tani sinonim i redaktimit të gjeneve në të gjithë botën dhe ka çuar në përparime të mëdha në fusha të shumta, veçanërisht në kërkimet e terapive ndaj kancerit.

Mjeti CRISPR-Cas9 shpesh quhet një ‘gërshërë gjenetike’, që lejon shkencëtarët të rishkruajnë kodin në ADN-në e kafshëve, mikroorganizmave të bimëve me një precizion të paparë.

“Çmimi i këtij viti ka të bëjë me rishkrimin e kodit të jetës”, tha Goran Hansson, Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, ndërsa shpalli emrat e laureatëve.

Të martën, Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez u shpallën fituesit e Çmimit Nobel në Fizikë për kërkimet e tyre novatore në vrimat e zeza supermasive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *