Netflix po përballet me një padi penale lidhur me filmin e diskutueshëm francez ‘Cuties’, pasi një juri e Teksasit e paditi për shfaqjen e ndyrë të fëmijëve.
Akuza u ngrit në 23 shtator në Tyler County, por u shpërnda të martën në Twitter nga përfaqësuesi i shtetit republikan, Matt Schaefer.
Ajo e akuzon Netflix për promovim të vetëdijshëm të materialit vizual që përshkruan ‘ekspozim të ndyrë’ të organeve gjenitale ose zonës pubike të një fëmije të veshur ose pjesërisht të veshur i cili është nën 18 vjeç kur u krijua përmbajtja.
Më tej, prokuroria pretendon se materiali ‘tërheq interesin e prirur për seks dhe nuk ka ndonjë vlerë serioze letrare, artistike, politike ose shkencore’.
Netflix mori një stuhi kritikash për transmetimin e ‘Cuties’ muajin e kaluar. Kongresmenia demokrate Tulsi Gabbard e quajti filmin ‘pornografi për fëmijë’ që do të ‘hapte oreksin e pedofilëve dhe do të ushqejë tregtinë e trafikimit seksual të fëmijëve’.