Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon taksistët: Do heqim taksën e karburantit, rikthejmë konkurrencën e ndershme


Kreu i PD-së ka takuar sot një grup taksistësh, të cilëve u premtoi atë që qeveria e tij do bëjë për këtë kategori.

Gjatë takimit Basha tha se taksistët në Shqipëri paguajnë çmimin më të lartë të karburantit në rajon ndërsa u duhet të paguajnë edhe tarifat e larta të licencimit e kostove të tjera burokratike.

“Taksistët shqiptarë paguajnë sot çmimin më të lartë të karburantit në kontinent, tarifa të larta të liçensimit dhe kosto të rritura nga burokracitë e panevojshme. Shërbimi i taksive në Shqipëri është një shërbim model krahasuar me rajonin, ndërsa trajtimi grabitqar nga qeveria i ka rrënuar ekonomitë e tyre modeste.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se plani me 5 pika i propozuar nga PD-ja për rimëkëmbjen ekonomike është krejt i mundshëm në rast se hiqet dorë nga vjedhja e madhe dhe shpërdorimi për afera korruptive e koncesione.

Kryedemokratit premtoi se qeverisja e PD-së do heqë taksën ‘Rama’ për karburantin si dhe do luftojë monopolet në sektor.

“Programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon heqjen e taksës “Rama” për karburantin, që do të ulë çmimin e naftës me 240 lekë, luftimin e monopoleve në këtë sektor dhe rikthimin e konkurrencës së ndershme. Bashkë do t’i rikthejmë frymëmarrjen edhe këtij sektori të ekonomisë.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *